juliana_pasha_noa.jpgOslo, 25 Maj 2010 NOA – Shqipëria do të prezantohet edhe në natën finale të
Festivalit Evropian të Këngës, Eurovision 2010, që zhvillohet ditën e shtunë në
Oslo të Norvegjisë. Vetëm pak çaste më parë ka përfunduar seleksionimi i dhjetë
finalistëve që do të shkojnë të shtunën në mbrëmjen e madhe të shpalljes së
fituesve.

Mbrëmjen e sotme këngëtarja e mirënjohur
shqiptare,. Juliana Pasha ka interpretuar duke u pritur me duartrokitje të
nxehta. Pasha ishte e 12-ta në renditje dhe prezantohet gjatë këtij evenimenti
botëror me audiencë prej afro një miliard shikuesish, me këngën fituese të
Festivalit të 48-të në Radio-Televizion.

E titulluar “Nuk munden pa ty”, kënga
e kënduar nga Juliana Pasha, vjen me muzikë të Ardit Gjebresë dhe tekst të
Pirro Çakos.

(c) dhe Burimi i Lajmit