fotolajm_noa.jpg

Tiranë, 25 Maj 2010 NOA – Arti
Berisha
, është djali që solli në jetë Argita
Berisha
(Malltezi), vajza e kryeministrit Sali
Berisha. Burime nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë treguan për agjencinë
NOA, detaje nga lindja VIP që pritej prej disa ditësh plot kujdes në
maternitetin më të mirë në vend.

Fëmija i katërt i Argitës dhe Jamarbër
Malltezit, ka ardhur në jetë në orën 05.00 të mëngjesit të së Martës 25 Maj
2010.

Arti u lind me peshë 3 kilogramë e 300 gramë. Ai
erdhi në jetë pas afro tre orë operacion që u udhëhoq nga drejtori i
Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, dr. Halim Kosova, një mjek profesionist
ndër më të mirët në Shqipëri dhe më gjerë, me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë.

(c) dhe Burimi i Lajmit