Korçë, 21 maj, NOA Update – Jeta e Kristian
Lumit, djalthit vetëm 18 muajsh të ardhur në këtë botë nga ajo që e solli, u
shua për shkak të pafajësisë së tij, ose më qartë, se qante shumë. Dhe ky fakt,
normal për çdo bebe, ka mjaftuar që nëna e tij 23 vjeçare t’i marrë jetën duke
e rrahur fillimisht ku të mundte dhe më pas duke e mbytur me duar në fyt derisa
dha shpirt.
Ngjarja ka shokuar jo vetëm banorët e Korçës
por edhe mbarë qytetarët. Sonila Lumi, sikundër nxjerr hetimi policor, jo vetëm
që e ka rrahur egërsisht beben, por më tej “nuk është ngopur” me dajakun dhe e
ka mbytur me duar derisa i ka marrë jetën.
Këtë përfundim nxori ekspertiza paraprake
mjeko-ligjore në Korçë, pasi gjeti në qafën e fëmijës shenja të duarve të nënës
që tashmë është arrestuar dhe në kushtet e flagrancës pritet të dalë për masë
sigurie në gjykatën e Rrethit Korçë.