xhons_noa.jpg

Uashington, 11 Maj 2010 NOA – Greva e urisë
dhe bojkoti i opozitës, janë shumë të dëmshme për perspektivën e Shqipërisë.
Deklarata u bë sot nga Zëvendësndihmës/Sekretari i Shtetit për çështjet e Evropës
dhe Euroazisë, Stuart Xhons. Ai ka folur te Qendra për Studime Strategjike dhe
Ndërkombëtare në Uashington e cila zhvilloi një konferencë mbi Ballkanin dhe
sfidat e tij në rrugën e integrimit evropian. Pjesëmarrësit në konferencë
theksuan përparimin e bërë deri tani nga vendet e rajonit, por vunë në pah
gjithashtu edhe sfidat me të cilat përballen ato, mes tyre edhe Shqipëria dhe
Kosova.

(c) dhe Burimi i Lajmit