17prill_meta_berat_noa2.jpg

Berat, 17 Prill NOA I plotë- Kryetari i Lëvizjes
Socialiste z. Ilir Meta deklaroi sot në Berat se kjo forcë politike që ai
drejton është gati për zgjedhje, duke iu referuar atyre vendore, të pritshme për
muajt në vazhdim. Në të njëjtën kohë, z.Meta akuzoi opozitën duke vlerësuar se
ajo po e dëmton vendin ndërsa vlerësoi se LSI është garanci për qeverisjen e
vendit dhe theksoi se “në këto 8 muaj qeverisje është bërë revolucion për integrimin
e vendit”.

I shoqëruar nga deputetet Nasip Naço, Lefter
Koka dhe nga anëtari i Kryesisë Luan Rama, si dhe nga të tjerë drejtues të
LSI-së, Meta zhvilloi sot një takim me anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në
qytetin e Beratit.
Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta gjatë fjalës së tij u ndal në procesin e
integrimit të vendit duke theksuar se janë bërë hapa të jashtëzakonshëm në këtë
drejtim. Ai vlerësoi dorëzimin e Pyetësorit të Komisionit Europian si një hap
mjaft cilësorë, ndërsa ritheksoj punën e madhe që është bërë për liberalizimin
e vizave duke u shprehur se heqja e tyre do të bëhet e mundur brenda këtij
viti.

Burimi i Lajmit: NOA – News of Albania