Një nga koleget e këngëtarit Sinan Hoxha, Rozana Radi, tregon sot për suplementin “Bluetooth” se ditën që janë
shkrepur fotot nga paparaci i gazetës rozë, ka qenë edhe ajo gjithashtu me Sinanin dhe Seldin. Në mbrëmje të dy këngëtarët kishin koncerte në destinacione të ndryshme, Rozi ishte e ftuar në Borsh, ndërsa Sinani në Vlorë, por plazhin preferuan që të dy ta kalojnë bashkë në Orikum. Kështu ndërsa kontaktuam me Rozin ajo na tha se: “Jam e shokuar nga deklarata e Domenikës që sipas meje nuk është aspak e vërtetë. Ka sa e sa vite që e njoh Sinanin, që kur kam filluar të këndoj. Kemi qenë bashkë të ftuar nëpër diskoteka të ndryshme në Gjermani, Zvicër, Greqi, dhe unë e kam parë me shumë femra Sinanin, plus kësaj i njoh dhe shumë të dashura. Nuk e kuptoj se si nuk i kanë publikuar asnjë foto këtij njeriu deri më tani. Dy zgjidhja ka ose Sinani ka qenë më i kujdesshëm seç duhet ose paparacët nuk kanë qenë edhe shumë të shkathët. Problemi është që një personazh publik, një artist me mend nuk ka pse të bëjë publike me dashje të dashurat e veta. Jeta private është jeta private, paçka se ka nga ata paparacët shumë të shkathët që mundin të shkëpusin momente intime. Po t’i rikthehemi deklaratës së asaj vajzës dhe fotove që janë përdorur, me duken absolutisht absurde.Unë nuk shikoj asgjë të keqe, që të ndihmosh një mik, një vëlla, një njeri që e njeh familjarisht, d.m.th, që kanë hyrje dhe dalje familjare për të bërë disa foto artistike.
Unë nuk shikoj asgjë të jashtëzakonshme këtu, për më tepër asgjë për të publikuar një lajm të tillë, nesër mund të shoqëroj unë një shoqen time si më me eksperiencë në këtë fushë (fotografitë), dhe çfarë? Edhe mua nesër do të më nxjerrin lesbike? Problemi është se janë disa njerëz që duan të godasin Sinanin, duan ta shikojnë të rrënuar. Kam përshtypjen se nuk kanë për t’ia arritur, pasi Sinanin e do një diasporë e tërë dhe të gjithë kërcejnë dhe këndojnë këngët e tij.
Për mendimin tim nuk ka më vlerë të merren me Sinanin, le të merren me këto që shpifin përmes emrit të Sinanit. Bluetooth
