Kika: Dyshoja prej kohësh në ishte apo jo Seldi, djali i ëndrrave të Domit. Klodi: Domi më ke zhgënjyer, Olta: Domenika më tha se ishte shtatzënë, Mandi: Seldi, “Don Zhuani” i lokalit tim. Domi u tregua ordinere.
Sapo kam takuar Seldin në shtëpinë e “Big Brother”, kam kuptuar që kisha të bëja me një djalë me zemër të artë. Për këtë, asnjëherë nuk kam dyshuar, pasi Seldi këtë ma vërtetonte çdo ditë. Edhe pse çapkën, e unë e quaja shpesh “çun mamaje”, Seldi për mua do të mbetet gjithmonë ai djali me zemër të artë, jo për shkak të korrektësisë që ka treguar karshi meje si konkurrent, por për shkak se ishte ndër të paktët banorë brenda, që shihte njeriun para konkurrentit. Më erdhi keq për atë deklaratë që ka bërë Domi, e cila spontanisht u bë vajza e ëndrrave të Seldit dhe pse gjithmonë pata dyshuar në do të ishte Seldi ndonjëherë djali i ëndrrave të Domit. Të jesh me një njeri edhe për një natë të vetme, nuk është njerëzore ta akuzosh, aq më tepër ta quash homoseksual dikë me të cilin ke ndarë shtratin përpara syve të miliona njerëzve. I takova përpara disa ditësh në Tiranë dhe m’u dukën si dy pëllumba të dashuruar. Thashë me vete, njeriu gabon në gjykimet e tij, por ja që doli se nuk kisha gabuar. Seldi ishte magjepsur pas Domit, ai shihte të ardhmen me të, diku si një familje e lumtur e me plot fëmijë. Është krejt normale që një çift të ndahet, por më duket anormale dhe amorale që të ndash shtratin me tjetrin dhe në fund ta akuzosh për homoseksualizëm. Kjo më duket një hakmarrje e tipit të Medeas, e cila për inat të burrit vret fëmijën e saj, në një tregim mitologjik. Mbi të gjitha më vjen keq që ka dalë nga Domenika, të cilën e kam vlerësuar të paktën si një vajzë moderne, me një kulturë evropiane. I them djaloshit me zemër të artë, të mos zhgënjehet sepse ka edhe më keq, hakmarrja e femrës di të jetë edhe më e ligë. Përpara djalosh!
Klodi: Domi më ke zhgënjyer
Mikesha ime më e mirë, madje në “Big Brother” e kam konsideruar motër dhe ajo mua vëlla, por me këtë që ka bërë nuk mund ta konsideroj më të tillë. Në mënyrë absolute ajo është shpifje. Tani që lidhja e tyre mbaroi, Domenika hakmerret duke nxjerrë fjalë të tilla. Edhe një herë, turp.
Olta: Domenika më tha se ishte shtatzënë
Kur lexova artikullin, mbeta pa fjalë, pasi unë Domin në “Big Brother” e kam pasur shoqe, gjithashtu edhe pas daljes nga ky reality ne vijojmë të jemi shoqe, por pavarësisht kësaj, unë nuk mund të rri dot pa thënë të vërtetën. Kemi dalë shumë herë me Domin dhe Seldin nëpër lokale të ndryshme të Tiranës dhe një ditë Domi ishte shumë e mërzitur. Kur e pyeta se çfarë kishte, më tha se ishte shtatzënë. Me thënë të drejtën unë u gëzova. E pyes Domin se çka për t’u mërzitur dhe ajo më tha se “si nuk është për t’u mërzitur, unë jam e re, kam karrierën, pastaj unë dua të iki në Itali, nuk mund të jetoj këtu… dhe plot gjëra të tilla”. Kur e pyeta se ç’mendon Seldi në lidhje me këtë, ajo më tha: “Seldi e do fëmijën, por unë jam konfuze me këtë lidhje, dua akoma atë që kam në Itali”. Kur e pyeta se çfarë thotë mama Vale, ajo më tha: “Edhe ajo më thotë ‘hiqe se je ende e re’, dhe vetë e kam menduar dhe do ta heq”. Më mbrapa mësova se e kishte abortuar fëmijën dhe për këtë gjë Seldi ishte ndarë me sherr prej Domit. Më vjen shumë shumë keq se unë jam femër vetë, por të mundohesh të shkatërrosh jetën e një njeriu duke shpifur për të mbuluar veten, kjo më duket e pafalshme, skandaloze.
Mandi: Seldi, “Don Zhuani” i lokalit tim. Domi u tregua ordinere
Unë e kam deklaruar edhe më parë dhe në “Big Brother” se ajo femër e përdorte Seldin dhe luante me ndjenjat e tij, por që të arrinte deri në këtë pikë, për të mbuluar abortin që ka bërë, këtë nuk e mendoja. Domenika me Seldin kanë bërë seks gati për çdo natë në “Big Brother”. Po të doni mund të merrni kasetat pasi çdo gjë është e regjistruar. E kam thënë edhe në “Big Brother”, Seldin e kam njohur shumë kohë përpara se të hynte aty, sepse ai ishte klient i rregullt në lokalin tim, dhe çdo të shtunë vinte me nga një femër të re. Madje, ne me përkëdheli i thoshim shpesh: “Erdhi ‘Don Zhuani’”. Pas daljes nga “Big Brother”, Seldi dhe Domi vinin në lokalin tim. Kur e pyeta Domin përse nuk kërcente aty, ajo më tha se priste një fëmijë. Më vonë mësova që lidhja e tyre ishte në krizë, pasi Domi donte që ta hiqte fëmijën, por Seldi nuk ishte dakord. Pra, ndarja ka ardhur nga aborti dhe jo nga shpifjet në artikullin që ka nxjerrë Domenika. Si përfundim, dua të them që ajo femër nuk u ngop duke ia nxirë jetën në “Big Brother”, por nuk nguroi ta bënte një gjë të tillë edhe jashtë. Gazeta Shqiptare